Gazsjellësi Nord Stream 2 që lidh Rusinë dhe Gjermaninë është “aktualisht i vdekur në fund të detit”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
“Nuk është duke ndodhur, nuk është duke ecur përpara”, tha ajo në një konferencë për shtyp, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit Nord Stream 2 që lidh Rusinë dhe Gjermaninë.
Projekti prej 10 miliardë eurosh u përfundua në shtatorin e kaluar.
Vendimi i SHBA vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se tubacioni do të qëndronte i mbyllur në përgjigje të lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës./arbresh.info/
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë
Bllokohet ndryshimi i administratorit, MABCO çon gjyqtaren n...
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...