Gjashtë vende të Bashkimit Europian do të dërgojnë një ekip ekspertësh të sigurisë kibernetike në Ukrainë për të ndihmuar në trajtimin e kërcënimeve kibernetike, pasi Rusia njohu zyrtarisht dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore, tha të martën zëvendësministri i Mbrojtjes i Lituanisë.
Në përgjigje të një kërkese nga Ukraina të hënën, Lituania, Holanda, Polonia, Estonia, Rumania, Kroacia do të dërgojnë ekipin e ekspertëve që ata krijuan më herët për të ndihmuar vendet, institucionet dhe partnerët e tjerë të BE-së për të përballuar kërcënimet kibernetike,, tha ministri i Mbrojtjes Margiris Abukevicius, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
“Ukraina mund të ketë nevojë për ndihmë për t’u marrë me incidente të veçanta ose mbështetje për të testuar infrastrukturën e saj në kërkim të dobësisë së sigurisë”, tha ai.
Në Ukrainë së fundmi është kryer një sulm kibernetik në faqet e bankave dhe të qeverisë, ndërsa SHBA ka theksuar se pas sulmit qëndron Rusia.
Rusia ka mohuar akuzat.
Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Ëallace tha të hënën se ekspertët kibernetikë të Mbretërisë së Bashkuar po punojnë me Ukrainën për të ndihmuar në mbrojtjen e saj nga aktiviteti rus./arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic