Kryeministri, Albin Kurti, ka shkaktuar të qeshura në mesin e deputetëve derisa ka prezantuar ‘logjikën’ e shpenzimit të qytetarëve.
Sipas tij, njerëzit kanë, prandaj edhe shpenzojnë, shkruan arbresh.info.
“Rritja e konsumit, rritja e shpenzimeve nuk do të ishte i mundur nëse do të rriteshin varfëria, skamja. Pra, njerëzit shpenzojnë vetëm sepse kanë të shpenzojnë. Pra, nuk është e mundshme të shpenzosh, nëse nuk ke të shpenzosh. Është kundërthënie logjike. Por, ka edhe një arsye tjetër pse njerëzit shpenzojnë. Njerëzit nuk shpenzojnë vetëm se thjeshtë kanë, por njerëzit shpenzojnë kur besojnë se do të vazhdojnë të kenë. Ndryshe nuk shpenzojnë”, deklaroi Kurti.
Këto komente ai i bëri në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, derisa po i përgjigjej kritikave për vështirësitë me të cilat po ballafaqohen qytetarët shkaku i rritjes së çmimeve./arbresh.info/
Hoti kërkon rritjen e pagave, “mosveprimi po e rëndon gjendjen”
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron