Bayern Munichu është rikthyer te fitoret në Bundesligë, pasi në javën e 23-të ka mposhtur Greuther Furth me rezultat 4-1.
Golin e parë e shënuan mysafirët në minutën e 43-të me anë të Branimir Hrgota.
Me këtë gol, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve, derisa në të dytën Bavarezët ishin më kërkues.
Në minutën e 47-të, Robert Lewandowski pranoi një asistim nga Maxim Eric Choupo-Moting, për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Falë një auto-goli nga Sebastian Griesbeck (61’), Bavarezët ia dolën që të kalonin në epërsi, 2-1.
Por, kampioni në fuqi nuk u dorëzuar deri në fund dhe shënoi edhe të tretin me anë të Lewandowskit në minutën e 82-të, që ishte goli i dytë personal.
Choupo-Moting po ashtu ia doli të futej në listën e realizatorëve me golin e realizuar në minutën e 90+1, për rezultatin final 4-1.
Pas javës së 23-të, Bayerni vazhdon të jetë lider me 55 pikë, ndërsa në xhiron e 24-të do të takohet me Eintracht Frankfurditn.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1