Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike u arrestua në Shkodër.
Në njoftimin për mediat, policia tha se shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim T. V. 39 vjeç banues në lagjen “3 Herojt”, Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në fshatin Shosh, Shkodër
Nga i njëjti burim, mësohet se 39-vjeçari ishte dënuar me burg nga gjykata e Shkodrës për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkpunim, ”Shkatrrim i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Rebelimi i të burgosërve”.
Pas arrestimit të tij, policia i referoi materialet në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme. /TCH/
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...