Numri i vogël i testimeve të koronavirusit ka të ngjarë të kontribuojë në rënien e rasteve të raportuara, megjithëse numri i të vdekurve po rritet, ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Një shkak më i madh për shqetësim tani është se mendohet se numri i të vdekurve është në rritje”, ha zëdhënësja e OBSH-së për Covid-19 Maria Van Kerkhove në një transmetim të drejtpërdrejtë virtual në Twitter, Facebook dhe YouTube, transmeton portal arbresh.info
“Pothuajse 75,000 vdekje u raportuan tek ne vetëm javën e kaluar dhe ne e dimë se kjo është e nënvlerësuar,” tha ajo.
Vendet që pretendojnë se kanë pasur më pak infeksione në dy deri në gjashtë javë më parë, ka të ngjarë të kenë më pak testime, tha përfaqësuesi i OBSH-së për krizat, Mike Ryan.
OBSH-ja ka bërë thirrje që qeveritë të përmisojnë kushtet e vaksinimit dhe testimit të shpejtë për shkak të përhapjes së variantit Omicron, sidomos në Europën Lindore.
Disa vende kanë njoftuar planet për të lehtësuar kufizimet në javët e ardhshme nëse numri ditor i infeksioneve të reja vazhdon të bjerë./arbresh.info/
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion