Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës boshnjake, e ka quajtur provokim telegramin e urimit për pavarësinë e Kosovës nga anëtari tjetër i presidencës boshnjake, Zeljko Komsiq.
Ai e ka quajtur anëtarin kroat të presidencës si anëtar i rrejshëm që ka uruar një shtet të rrejshëm.
“Urime për një shtet të rrejshëm nga një anëtar i rrejshëm i presidencës, me gënjeshtrën që ka vepruar në emër të Bosnje e Hercegovinës. Një mashtrues dhe manipulues i vogël, ai s’mund të bëjë ndryshe përveçse të provokojë. Komsiq shfaqi dje arritjet e tij sa i përket jetesës së bashku në Bosnje e Hercegovinë”, tha Dodik, shkruan KosovoOnline.
Sipas tij Komsiqit s’i intereson për Kosovën por qëllimi i tij është t’i provokojë serbët.
“Kjo është politika e tij pasi ai u braktis në zgjedhje si një kroat i rrejshëm”, tha ai.
Kujtojmë se anëtari kroat i presidencës boshnjake, Zeljko Komsiq, ka uruar dje presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për nder të 14 vjetorit të pavarësisë./arbresh.info/
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...
Hajnat futen në një shtëpi në Klinë, vjedhin para dhe stoli ...
Vjedhje e rëndë në Viti, policia po heton rastin
Një person gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, rasti nën...
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...