4 banorët finalistë të “Big Brother Albania Vip” janë Einxhel, Ilir, Beniada dhe Donaldi.
“Vëllai i Madh” i ka dhënë mundësinë të kalojnë një javë argëtuese duke i mundësuar lojëra dhe sfida të ndryshme me njëri-tjetrin.
Një nga këto sfida ishte të hamendësonin përgjigjet e njeri-tjetrit për pyetjet që iu drejtoheshin.
Një pyetje që iu bë Beniadës ishte se kë banor do të donte mos të kishte qenë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Modelja është përgjigjur pa e menduar shumë gjatë duke dhënë emrin e Fifit. Sipas Beniadës, ajo e kishte patur të vështirë fillimin e rrugëtimit prej Fifit dhe situatave të krijuara nga ajo. Einxhel dhe Iliri arritën ta gjejnë emrin e këngëtarës ndërsa Donaldi jo./noa/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...