FIFA ka marrë vendimin e fundit sa i përket ndeshjes që nuk u zhvillua në shtator, mes Kombëtares së Brazilit dhe Argjentinës.
Kjo përballje duhet të ishte zhvilluar në shtator në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, por u ndërpre shkaku që disa lojtarë argjentinas nuk duhet të ishin në lojë, transmeton lajmi.net.
Pak minuta pasi nisi takimi, rojet e sigurisë ndërprenë ndeshjen shkaku që disa lojtarë që ishin titullar te Argjentina, nuk kishin qëndruar aq sa duhet në izolim pas udhëtimit nga Anglia.
Tani, FIFA ka vendosur që përballja Brazil – Argjentinë të rizhvillohet, por që data nuk është caktuar.
Federata e Brazilit është dënuar me 477 mijë euro, derisa ajo e Argjentinës, me 190 mijë euro.
Ndërkohë, lojtarët si Buendia, Martinez, Lo Celso dhe Romero janë suspenduar për dy takime.
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...
SHBA për Xhandarmërinë: Presim që plani i Qeverisë të jetë n...
Gjobitet me 100 euro një qytetar në Prishtinë, parkoi veturë...