Një i burgosur që po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë ka vdekur mëngjesin e sotëm.
47 vjeçari ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të Shërbimit Spitalor në Klinikën Universitare të Kosovës (SHSKUK), bënë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, shkruan arbresh.info.
I burgosuri sipas SHKK-së, vuante nga një sëmundje e rëndë e pakthyeshme e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:30 në Klinikën Infektive të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri A.S, i lindur më 1975. Në pranim është konstatuar se vuan nga sëmundje e rëndë dhe e pakthyeshme e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë. Tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e Burgut dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e së fundmi edhe në Kliniken Infektive ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Si rast i rëndë shëndetësor, SHKK bënë të ditur se i burgosuri në fjalë ka qenë i vaksinuar me dy doza të Vaksinës anti COVID-19.
Për këtë rast sipas SHKK-së ishte bërë edhe kërkesa për pezullim të dënimit dhe ka qenë në procedure.
“A.S po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe ishte i dënuar për veprën penale, vjedhje e rëndë” bënë të ditur SHKK.
Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes./arbresh.info/
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...