Tre persona janë arrestuar në Vushtrri për substance të dyshuara narkotike, ku njëri nga ta u arrestua në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa dy të tjerë në atë “Ahmet Selaci”.
Policia ka bërë të ditur se me konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri, 10.02.2022─14:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.8 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”
“Rr.Ahmet Selaci, Vushtrri, 10.02.2022-19:05.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 2.1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran
Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestoh...
Kryeministri britanik kërkon “zgjidhje të shpejtë” të konfli...
53 mijë euro dhe drogë të fshehur në mure, arrestohen 4 pers...
Kurti në hapjen e Javës së Frankofonisë: Dialogu është më i ...