Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, u mbajt Konferenca Vjetore e Prokurorëve, me ç’rast u u vlerësua lartë puna e këtij institucioni, raporton eo.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha para të pranishmëve se si institucion për gjatë pesë viteve kanë arritur t’i zgjidhin më shumë se 50 mijë lëndë penale dhe janë privuar nga liria shumë grupe kriminale.
“Nga intensiteti i sfidave kemi treguar se jemi të gatshëm në te gjitha situatat. Nuk ka dilema se në periudhë shkurtët është bërë punë e madhe. Gjatë vitit të kaluar kemi zgjedhur mbi 50 mijë lëndë penale. Sipas urdhrave të prokurorisë janë ndërmarrë masa me zbardhjen e veprave më të rënda penale dhe janë privuar nga liria shumë grupe kriminale aksioni i subvencioneve, aksioni mbi 400kg kokainë, rasti “Brezovica”, rasti i vjedhjes së thesarit e kështu më radhë. Puna ekipore e prokurorëve ka dërguar porosi të qarta se nuk mund te vihen mbi institucionet e shtetit”, tha Lumezi.
“Sot ne jemi një shtet me drejtësi më të besueshme se dje. Gjate vitit të kaluar me aktgjykime janë zgjedhur më shumë se 90 për qind e rasteve. Ne jemi të vetëdijshëm se rreziqet nuk mund të zgjidhet nga një shtet i vetëm prandaj kemi rritur bashkëpunimin ndërkombëtar. Kemi zgjidhur 231 kërkesa. Jemi dëshmitar se kemi arritur rezultate të dukshme. Marrëdhënia me media ishin nevojë e kohës. Do të ishte e padrejtë të mos përmendej se sistemi prokurorial është disa hapa përpara dhe kemi vlerësime nga pushtete tjera. Prokurori duhet të ketë qëllim kryesor luftimin e korrupsionit”, ka thënë Lumezi.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...