Partia Socialdemokrate (PSD) ka ftuar në takim partitë opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të sindikatave, që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Takimi mbahet në orën 13:00.

Ndryshe, ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, po ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Krasniqi tha se ky vendim për shtrenjtimin e çmimit të energjisë, u mor në koordinim të plotë dhe me bekimin e kryeministrit Albin Kurti.
LDK ka akuzuar Qeverinë Kurti se duke pasqyruar grafikat e tarifave të reja të energjisë elektrike kanë fshehur të vërtetën. LDK ka kërkuar që vendimi i ZRRE-së dhe i Qeverisë të shfuqizohet sa më parë, pasi është diskriminues për qytetarët.
“Propaganda është mjet i këtij pushteti të paaftë. Rritja rekorde e çmimeve të energjisë, si në asnjë vend tjetër në rajon e më gjerë, u provua të shpërfaqej si një rritje e lehtë”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka sfiduar Qeverinë Kurti duke publikuar një çmimore të re të faturës së rrymës pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ta shtrenjtuar atë.
Haradinaj në profilin e tij në Facebook ka theksuar diferencën do ta paguajnë vetë qytetarët e jo kryeministri Albin Kurti.
“Duhet ta kenë të qartë qytetarët se do të paguajnë edhe faturën që iu vjen në derë, por do të paguajnë edhe subvencionin e Qeverisë, pasi paguhet nga taksat tona. Albin Kurti nuk po e paguan diferencën me paratë e veta, por me paratë e qytetarëve”, ka njoftuar ai./arbresh.info/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...