Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar transparencë lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike nga Qeveria e Kosovës.
Në komunikatën e AAK-së, po ashtu i behet thirrje Qeverisë të shfuqizojë vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
“Paratë tuaja, qytetarë të nderuar, Kurti po i përdor për të fshehur dështimin e tij dhe për të thënë se‘rryma për 800 kilovatët e parë nuk shtrenjtohet’. Është e vërtetë që në faturë kjo pjesë nuk do figurojë, por shtrenjtimi do të ndodhë, veçse diferencën e paguan qeveria, po me paratë tuaja. Plus ky subvencionim do të hiqet fundvitin e ardhshëm dhe prap barra do të jetë individuale e juaja.
“Prej dje Shteti do të jetë më i varfër e me këtë edhe ju do të jeni më të varfër. I bëjmë thirrje ZRRE-së dhe qeverisë që të tregojnë transparencë dhe menjëherë të tregojnë çmimin real dhe mënyrën e ndarjes së 100 milionë eurove të taksave tona.Si rrjedhojë e këtij mashtrimi ordiner i bëjmë thirrje qeverisë që ta shfuqizojë vendimin për shtrenjtimin e rrymës”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!