Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka kthyer përgjigje disa komentuesve në Facebook, lidhur me rritjen e çmimit të karburantit.
Një qytetare i tha Ramës se çmimi i naftës është i lartë, por ai e mohoi një gjë të tillë.
Sipas komentueses, çmimi i natës është 200 mijë lekë, gjë për të cilën kryeministri shqiptar tha se nuk është e vërtetë.
“Sikur kjo të ishte e vërtetë, sot çmimi i energjisë do të kishte kërcyer përpjetë si në Kosovë apo si në vende të tjera përreth, por e kundërta është e vërtetë. Braktisja e popullit nuk ka asnjë lidhje me mua”, ia ktheu Rama.
Pas kësaj, një tjetër komentues i tha Ramës se pyetja kishte të bëjë me çmimin e naftës dhe jo të energjisë.
“E di për çfarë me pyeti dhe janë të lidhura bashkë gjërat, prandaj edhe nuk duhen pare të shkëputura se arka e shtetit një është”, tha Rama.


Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A