Policia e Shtetit ka njoftuar përmbylljen e një operacioni kundër krimit ekonomik dhe financiar në qytetin bregdetar të Durrësit.
Sipas njoftimit të policisë, dy shtetas banues në Durrës janë arrestuar si të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.
F.L. 26 vjeç dhe D. B. 42 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si Call Center, u shpreh policia.
Policia shton se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale mashtrim kompjuterik, ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare, fshehja e të ardhurave dhe pastrim i produkteve të veprës penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...
Miratohet propozimi i LDK-së, rezoluta për çmimet e naftës z...
Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobat që ko...
Murati i përgjigjet Tahirit për rrogën e 13-të: Është në vul...