Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka reaguar pas vendimit për shtrenjtimin e Energjisë Elektrike, nga ana e ZRrE-së.
Tahiri ka thënë se rritja e çmimit të energjisë është bërë me urdhër të kryeministrit Kurti.
“ZRrE-ja sot e ka humbur pavarësinë, dhe LDK-ja do të kërkoj shkarkimin e bordit të ZRrE-së, për shkak se ZRrE nuk ka marrë parasysh asnjë koment tjetër përveç komentit të Lëvizjes Vetëvendosje, të vetmet komente që ka marrë për bazë ZRrE janë komentet e Lëvizjes Vetëvendosje e që janë realisht urdhër i qeverisë Kurti se sa do të rritet Energjia Elektrike, prandaj sot ZRrE-ja e ka humbur pavarësinë e vetë, ka marrë një vendim të kundërligjshëm, diskriminues dhe duke i injoruar brengat e qytetarëve”, tha Tahiri.
Tutje, Tahiri tha se vendimi për shtrenjtimin e rrymës është i qeverisë Kurti.
“Jo ZRrE-ja po qeveria ka marrë vendim, propozimi është i ZRrE-sa vendimi është i qeverisë, deklaroi Tahiri në Kanal10.
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...