Kuvendi i Malit të Zi në seancën e jashtëzakonshme sonte miratoi propozimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq.
43 deputetë të koalicionit “Zi mbi Bardhë” dhe opozita votuan për shkarkimin e Beçiq.
Deputetët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe “Paqja është kombi ynë” ishin kundër, nuk pati asnjë abstenim.
Beçiq, i cili abstenoi gjatë votimit, u zgjodh kryetar i Kuvendit më 23 shtator 2020.
Deri në zgjedhjen e pasuesit të Beçiq, detyrën e kryetarit të Kuvendit do ta ushtrojë Strahinja Bulajiq, nënkryetar dhe përfaqësues i klubit më të madh të deputetëve, transmeton RTCG.
Tri ditë më parë Kuvendi shkarkoi edhe Qeverinë./arbresh.info/
Hamiti: Qeveria po bënë propagandë, imazhin e dëmtuar në bot...
Goditet grupi i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, 4 të ...
PSG skuadra e nëntë në histori të futbollit që fiton triplet...
“Jam shumë kurioze çfarë…”, reagon Duda Balje pas deklaratës...
Kosova merr pjesë me dy garuesë në Kupën e Boksit “Ein...
Mediumi britanik: Shqipëria së shpejti mund të ketë më shumë...