Alvaro Morata ishte i lidhur me një transferim të janarit në Barcelonë teksa mendonte të ardhmen e tij në Juventus.
Ardhja e Dusan Vlahovic do të thotë se ai do të duhet të ketë paraqitje të një niveli tejet të lartë, përpara se Bianconerët të bëjnë të përhershme marrëveshjen e tij akuale të huazimit.
Atletico Madrid duket se nuk e pret rikthimin e tij, gjë që i ka hapur derën për t’iu bashkuar nëj klubi tjetër në fund të këtij sezoni.
Barça mund të rikthehet për transferimin e tij, por do të kishte konkurrencë këtë herë.
“Calcio Mercato” raporton se ai tani ka hyrë në radarin e Sevillas dhe ata d të shikonin ta transferonin atë në verë.
Raporti pretendon se skuadra e LaLigës ka hapur tashmë bisedimet me Atleticon për një transferim të tij gjatë verës.
Ai do të kishte vetëm një sezon të mbetur në marrveshjen e tij aktuale me skuadrën e Madridit dhe Sevilla shpreson se ata mund ta arrijnë atë në një lëvizje me çmim të ulët./Arbresh.info
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...