Ende nuk është mësuar shkalla e lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Coventry City në FA Cup të sulmuesit të Southampton, Armando Broja, i huazuar nga Chelsea
Sulmuesi 20-vjeçar u desht të ndihmohej të ngrihej në këmbë nga shokët e tij të “Saints” përpara se të merrej nga fusha nga stafi mjekësor i klubit.
Pavarësisht raportimeve të cilat thonë se lëndimi i Brojës nuk është aq i rëndë sa mendohej fillimisht, klubi nuk e di ende nëse i huazuari i Chelseat do të qëndrojë për një periudhë jashtë fushe.
Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të, kur rezultati ishte 1:1, ndërsa pati impakt pasi asistoi në golin e fitores të shënuar nga Walker-Peters në minutën e 112-të.
Armando Broja getting help to get off the pitch. ?? pic.twitter.com/rTmkXRTrMD
— Chelsea Loan Army (@CFCLoanArmy_) February 5, 2022
Southamptoni triumfoi ndaj Coventry në 1/16 e finales me rezultat 2:1, por në fund të ndeshjes mori një lajm të keq.
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...