Ditëve të fundjavës, parashihet të mbajë mot jo edhe aq i ftohtë.
Të shtunën do të ketë edhe vransira, orëve të pasdites me mundësi për riga lokale shiu, e ditën e diel kryesisht me diell.
Gjatë ditës së hënë do të mbajë mot i butë, e me kalimin e një fronti të ftohtë mbi rajon, priten reshje shiu, që më vonë, me rënie të temperaturave të shndërrohen edhe në borë. Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe mëngjesin e ditës së martë, ku do të mbajë edhe mot më i ftohtë e me erë. Të mërkurën më butë dhe kryesisht me vransira.
Në fundjavë indeksi i clësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e ditën e hënë, kur pritet të ketë qarkullim më të mirë ajror, që edhe shpërndanë ndotësit ajror, të zbres në vlera të pranueshme dhe të mira.
5.02 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
6.02 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Përgjatë ultësirave mundësi për mjegull orëve të mëngjesit.
7.02 – Më butë, kryesisht me vransira dhe riga lokale shiu. Pasdite reshjet e shiut përfshinë gjithë vendin, e në mbrëmje me rënie të temperaturave edhe shndërrohen në borë.
8.02 – Kryesisht me vransira. Mëngjesit vende-vende vazhdojnë reshjet e dobët të borës.
9.02 – Paradite intervale me diell. Ditën më butë, me shtim të vransirave.
Temperaturat me tendencë të rritjes deri ditën e hënë. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në 0C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje deri në 9C ditën e hënë, e të martën zbresin në 3C.
Era do të fryjë e lehtë drejtimesh të ndryshme në fundjavë, ndërsa ditën e hënë edhe mesatare 5-10m/s nga jugu, e gjatë mbrëmjes ndryshon drejtimin në veriore. Të martën me hove edhe deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale në fundjavë, e të hënën zbret përreth vlerave normale.
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...