Policia e Kosovës ka njoftuar se janë suspenduar dy zyrtarë të këtij institucioni dhe ndaj pesë të tjerëve është iniciuar procedurë e brendshme lidhur me arrestimin e kameramanit të Ekonomia Online, Albiot Selitaj,sot në Suharekë.
“Me datë 03.02.2022, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria Rajonale e Prizrenit ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë dhe ndaj pesë zyrtarëve të tjerë ka iniciuar procedurë të brendshme disiplinore, të cilët kanë qenë të inkuadruar në realizimin e planit policor në asistencë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP-së) në komunën e Suharekës, me ç ‘rast kanë arrestuar një person për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuheht në komunikatë, përcjellë arbresh.info.
Suspendimi i tyre sipas PK-së është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me qëllim të hetimit dhe sqarimit të veprimeve dhe sjelljeve të tyre në këtë rast. Lidhur me këtë rast është njoftuar Drejtoria e Standardeve Profesionale e PK-se dhe Inspektorati Policor (IPK)./arbresh.info/
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...