Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion kreu aksion nga ku policët kapën 40 paketime materie kimike me peshë prej 1.105 kilogramë.
Në aksion janë privuar nga liria dy persona nga një grup i organizuar kriminal, ndërsa ata dyshohen se kanë kryer veprën penale për drogë.
Gjatë ditës së sotme, siç njoftojnë nga prokuroria, dy personat e arrestuar do të dërgohen para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit, ndërsa Prokuroria do të kërkojë paraburgimin e tyre.
Sipas rezultateve të laboratorëve, bëhet fjalë për substancë „1 Phenyl – 2 Propanone“ e që janë në materie kimike ilegale dhe që shërbejnë për përpunimin ilegal të amfetaminës, metafetaminës, MDMA dhe ekstaza. Vlera e këtij konfiskimi përfshin 50 milionë euro./Telegrafi/
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...