Avokati i Popullit ka publikuar Opinionin juridik lidhur me masat e fundit anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës, në raport me kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Sipas Avokatit të Popullit, Qeveria duhet ta rishqyrtojë kufizimin e lirisë së lëvizjes.
Njoftimi i plotë:
Avokati i Popullit publikoi Opinionin juridik për masat e qeverisë kundër COVID-19
Prishtinë, 1 shkurt 2022 – Avokati i Popullit publikoi Opinionin juridik që ka të bëjë me atë se sa janë të arsyeshme masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, në raport me kufizimin e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut.
Avokati i Popullit përmes këtij opinioni shpreh qëndrimin e tij se Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 5:00, duke precizuar se në vend të kësaj do të ishte më e dobishme që të fuqizoheshin mekanizmat e kontrollit sanitar dhe inspektoratet, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle më të shpeshta për të vlerësuar nëse janë duke u zbatuar masat e përgjithshme, tanimë të njohura.
Ky opinion po ashtu thekson se praktikat e vendeve të rajonit tregojnë se asnjëra prej tyre nuk kërkon nga qytetarët që hyjnë në territoret e tyre t’i kenë tri doza të vaksinës. Tutje opinioni gjen se pjesa më e madhe e shteteve, që nga fillimi i pandemisë, në hyrje-dalje të kufijve të tyre i kanë pranuar testet “antigen”, të cilat janë më të shpejta dhe më të përballueshme për xhepin e qytetarëve. Ndërsa në pikat kufitare të Kosovës, qytetarëve u kërkohet testi RT-PCR, i cili është dyfish më i shtrenjtë dhe merr më shumë kohë për t’u përpunuar në laborator./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...