Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, është takuar me presidentin e organizatës Rotary International, Shekhar Mehta.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar duke potencuar se gjatë takimit kanë biseduar edhe për aspektin e marrëdhënieve të mundshme bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe të Indisë.
“Sot, prita në takim presidentin e organizatës Rotary International, Dr. Shekhar Mehta. Duke i uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Dr. Mehta e njoftova me të arriturat e vendit në fusha të ndryshme dhe për planet zhvillimore në të ardhmen. Ndërkaq, Dr. Mehta më njoftoi për aktivitetet e Rotary në botë, si një rrjet global i 1.2 milion anëtarëve të cilët bashkohen dhe ndërmarrin veprime për të krijuar ndryshime të qëndrueshme. Duke qenë se Dr. Mehta është nga India, së bashku biseduam edhe për aspektin e marrëdhënieve të mundshme bilaterale të Republikës së Kosovës dhe të Indisë”, ka shkruar Ahmeti.
“Për veprimtarinë e Rotary-t në Kosovë është nënvizuar se organizata ka ndihmuar spitale e shkolla, ka kontribuar në sisteme të ujësjellësit, ka mbështetur të rinjtë për shkollim, ka shëruar mbi 250 fëmijë të Kosovës me probleme në zemër, ka vepruar për ambient të pastër, dhe po ashtu vetëdijësim për rëndësinë e shërbimit ndaj komunitetit. Dr. Mehta ka përmendur mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe veprimeve që Rotary mund t’i ndërmarrë në të ardhmen duke nënvizuar projekte konkrete në fusha si arsimi, shëndetësia dhe paqja”.
“Së bashku u zotuam që të përcjellim çështjet e diskutuara në takim që ato të realizohen në të ardhmen”./arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...