Sali Berisha dhe LSI do të garojnë si koalicion në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ky fakt u bë publik dje nga Berisha, ndërsa emri i koalicionit do të jetë “Shtëpia e Lirisë”.
Sot është publikuar edhe logoja e këtij koalicioni, me ngjyrat e kuqe dhe blu.

Sali Berisha prezantoi dje 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ku tha se këta kandidatë do mbështeten pa diskutim edhe nga LSI dhe pse nuk kanë thënë zyrtarisht se do të jenë në një koalicion Berishën, LSI në reagimin e fundit i cilëson primaret e Komisionit të Rithemelimit si të jashtëzakonshme, duke rritur në këtë mënyrë dyshimet se kjo parti mbështet 6 kandidatët e Komisionit të Rithemelimit.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...