E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina ndau një fotografi në Instagram që tregonte barkun e saj të rrumbullakosur me bikini nga plazhi në Dubai.
Geo shihet duke u relaksuar me bikini blu të çelët ku shihej së bashku me Ronaldon dhe fëmijët e tyre: binjakët 4-vjeçarë, Eva Maria dhe Mateo, vajza 4-vjeçare Alana Martina dhe djalin 11-vjeçar Cristiano Jr, shkruan arbresh.info
“Shumë krenare për familjen time të bukur. Këtu në Dubai ëndrrat bëhen realitet”, ka shkruar Rodriguez.
Ndërkohë, Ronaldo ka shpërndarë të njëjtën foto në llogarinë e tij përkatëse, ku ka vënë mbishkrimin e fotos në gjuhën arabe.

“Faleminderit Dubai për kohët e mira.Faleminderit Dubai për momentet më të bukura familjare. Dubai është shtëpia ime e dytë…dhe familja ime është mirënjohëse për pritjen e mirë dhe bujarinë e njerëzve tuaj të bukur…me dashurinë time të sinqertë për ju”, ka shkruar Ronaldo.

Kujtojmë se, Cristiano Ronaldo i dhuroi të dashurës Georgina dhuratën më të mirë të ditëlindjes duke vendosur fytyrën e saj dhe një mesazh në ndërtesën më të lartë në botë. / arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...