Kryeministri, Albin Kurti, nuk premton mos rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke kërkuar që bashkërisht të dilet nga kjo situatë.
“Besoj që deri në orën 16:00 sot, do të ketë mjaftueshëm komente të ZRrE-së për zgjidhjen më të mirë të mundshme meqë zgjidhe ideale dhe optimale nuk ka. Nuk është e mundur që të mos kemi as subvencion, as shtrenjtim, as ç’kyçje. Duhet të dalim bashkërisht nga kjo situatë, sepse nuk jemi me fajin tonë”, deklaroi Kurti.
Sot përfundon afati për të dhënë komente për raportin konsultativ që paraqet qëndrimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin për konsumatorë.
Sipas Kurtit, raporti i ZRrE-së nuk është as final, as fatal.
“Kemi më shumë se dy dekada zhvatje në KEK, dhe mos investim në kapacitete të reja dhe mirëmbajtje të atyre ekzistuese. Raporti i ZRrE-së nuk është diçka as finale, as fatale. Shpresoj të kemi një vendim më meritor”, deklaroi ai.
Këto komente kryeministri Kurti i bëri , pas homazheve te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci./arbresh.info/
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...