Barcelona ka ende shpresa të blejë mbrojtësin e majtë të Benficas, Alex Grimaldo këtë muaj, pasi humbën Nicolas Tagliaficon për shkak të kërkesave të Ajaxit.
Sipas “SPORT’, megjithatë Tagliafico ishte i etur për një lëvizje, Ajax dëshironte një marrëveshje të përhershme ndërsa Barcelona ishte e interesuar vetëm për një kontratë afatshkurtër.
Me skuadrën që nuk arritën të gjenin një terren të mesëm, negociata u prishë, duke detyruar Joan Laportan dhe pjesën tjetër të stafit të katalanasve të drejtojnë vëmendjen e tyre te Grimaldo.
Edhe pse katalanasit janë shpresëdhënës, shumë varet nga ajo që do të ndodhë me Ousmane Dembele në ditën e fundit. Skuadra ka nevojë të madhe për të liruar pak hapsirë për sa i përket pagës, duke e bërë edhe më të rëndësishme largimin e Dembeles. Nëse francezi nuk arrin të gjejë një ekip të ri, Barcelona do të duhet të punojë me listën aktuale.
Paris Saint-Germain thuhet se ka hapur bisedimet me Barcelonën për transferimin e 24-vjeçarit. Agjenti i lojtarit, Moussa Sissoko, gjithashtu u ka dhënë zyrtarëve të Blaugranas një sinjal jpër të kontakuar me drejtorin sportive të PSG, Leonardo. E vetmja gjë që mbetet është të arrihet një marrëveshje për një tarifë transferimi.
Transferimi i Dembeles mund të ndihmojë shumë. Si fillim, ata mund të shtyjnë ndjekjen e tyre për të blerë një sulmues, që do të thotë se Pierre-Emerick Aubameyang mund të arrijë në huazim./Arbresh.info
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...