Një raport i OKB-së, i parë nga Reuters, thotë se talebanët dhe aleatët e tyre besohet se kanë vrarë shumë ish-zyrtarë afganë, anëtarë të forcave të sigurisë dhe njerëz që kanë punuar me kontingjentin ushtarak ndërkombëtar që nga tërheqja e udhëhequr nga SHBA.
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së përshkruan një pamje të përkeqësimit të kushteve të jetesës për 39 milionë banorët e Afganistanit, pavarësisht përfundimit të luftimeve me pushtimin e talebanëve në muajin gusht të vitit 2021, transmeton portal arbresh.info
Raporti tingëllon më i fundit në një seri paralajmërimesh që shefi i OKB-së ka lëshuar muajt e fundit në lidhje me krizat humanitare dhe ekonomike që u përshpejtuan pasi talebanët morrën nën kontroll Kabulin.
Guterres rekomandoi që këshilli të miratojë një ristrukturim të misionit të OKB-së për t’u marrë me situatën, duke përfshirë krijimin e një njësie të re për monitorimin e të drejtave të njeriut.
Misioni i OKB-së “vazhdon të marrë akuza të besueshme për vrasje, zhdukje me forcë dhe shkelje të tjera” kundër ish-zyrtarëve, anëtarëve të forcave të sigurisë dhe njerëzve që punonin për kontigjentin ushtarak ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, pavarësisht një amnistie të përgjithshme të shpallur nga talebanët, thuhet në raport.
Sipas raportit, besohet se më shumë se 100 ish-zyrtarë janë vrarë, ndërsa besohet se 50 persona janë vrarë nga grupi lokal i Shtetit Islamik./arbresh.info/
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...