Tottenham Hotspur tani ka arritur marrëveshje me Juventusin për Dejan Kulusevskin dhe është afër nënshkrimit të Rodrigo Bentancur gjithashtu.
Gianluca di Marzio raportoi se të dy klubet kanë thyer ngërçin për Kulusevskin dhe Spurs kanë pranuar huazimin me obligim për blerje në bazë të kushteve të caktuara ose kualifikimin e klubit në Champions League.
Kulusevski do të kushtonte 35 milionë euro gjatë verës dhe tarifa e huazimit do të kushtonte 5 milionë euro deri në verë.
Sky Italia ka pohuar se po punohet për nënshkrimin e Bentancur gjithashtu, me mesfushorin të tërhequr nga mundësia për t’u bashkuar me Spurs.
Bisedimet janë duke vazhduar në bazë të tarifës prej 19 milionë euro plus bonueset prej 6 milionë eurosh. 30 për qind e tarifës do të shkojë për Boca Juniors./Arbresh.info
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...
Tërhiqet shorti për raundin e 1/8 së finales në FA Cup
Kryeministri Kurti i uron komunitetit Ashkali Ditën Kombëtar...