Tottenham Hotspur është duke monitoruar portierin e Bayern Munchen, Alexander Nubel.
Kapiteni i Spurs, Hugo Lloris, sapo ka vazhduar kontratën. Por, klubi londinez ende dëshiron të nënshkruajë me një portier të ri këtë verë për të rritur konkurrencën për Lloris.
“SPOX” raporton se Nubel është në shqyrtim për një mundësi transferimi.
Portieri gjerman, është në huazim për dy sezone me AS Monacon, megjithëse ka një klauzolë pushimi këtë verë.
Trajneri i Spurs, Antonio Conte ësht ënjë admirues i Nubel – i cili ka impresionuar në Ligue 1 këtë sezon. Megjithatë, Tottenham nuk ka kontaktuar ende me Bayernin apo agjentin e portierit.
Nubel ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025./Arbresh.info
Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të...
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...