Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj iu drejtuar protestuesve pas një përplasje që pati me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Ai tha se Qeveria Kurti i ka bërë favore kompanisë së distribucionit KESCO, shkruan arbresh.info.
“Qe tre muaj ja ka 50 milion euro borxh. Ujësjellësi Mitrovica i ka lënë banorët e Mitrovicës pa ujë sepse KESKO i ka lënë pa ujë. Kur moment ma të mirë nuk kish pasur për të kthyer distribucionin në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Molliqaj.
Sipas tij, për dy muaj kryeministri Albin Kurti i ka dhënë mbi 120 milionë euro kësaj kompanie.
Molliqaj pohori se KESCO i ka borxh edhe KEK-ut dhe se kështu po mundohet ta bankrotojë këtë kompani.
“Qytetare tregoni që nuk e shitni lirinë dhe nuk e dorëzoni lirinë. Kryeministri aktual ka dhjetë vjet që ka folur për dëmet e distribucionit, por kërkush ma shumë nuk i ka bërë favor kësaj kompanie. Për dy muaj ka ndarë 120 milion euro. KESKO nuk ngihen kurrë dhe kjo kompani e ka në plan ta bojkotojë Kekun”.
Ai tha se propozim i ZRrE-së duhet të hidhet poshtë, duke paralajmëruar protesta të tjera.
“Problem që ky është kryeminstër. Ky tuc nuk po guxon të faturojë energjinë elektrike dhe po e qon drejt dështimin KOST”.“Ky frikacak i ka marrë paret tona dhe ka planifikuar pagimin për bankat. Ne do të paguajmë rrymën për banka dhe për ata që nuk prodhojnë. Duhet ti hapim veshët e ta dëgjojmë ZRRE. Ai propozim i ZRRE duhet të hidhet poshtë dhe nuk do të kalojë sa të jemi të gjithë bashkë. Ne nuk ndalemi, ju duhet ta ktheni atë vendim mbrapa. Ne do të jemi çdo ditë më fuqishëm dhe guximshëm. Ftoj aktivistët ti vendosim kësaj qeverie poça dhe qirinj”, tha Molliqaj./arbresh.info/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...