Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett tha se është kundër krijimit të një shteti palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Unë jam nga ana e krahut të djathtë dhe qëndrimet e mia nuk kanë ndryshuar. Jam ende kundër krijimit të shtetit palestinez dhe vazhdoj të mbroj shtetin tonë”, tha Bennett në një intervistë për gazetën “Israel Today”.
Pasi tha se nuk është i gatshëm të takohet me ndonjë lider nga administrata palestineze, Bennett pretendon se nuk do të lejojë negociata politike për shtetin e Palestinës.
Duke iu referuar bisedimeve që ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes në kabinetin e tij kanë zhvilluar me liderë palestinezë, Bennett tha: “Që të dy ministrat nuk kanë autoritet për të ndërmarrë hapa në aspektin politik”. Më tej ai shtoi se “Për sa kohë që unë jam kryeministër nuk do të ketë në gjë të tillë si Oslo (zbatimi i marrëveshjes)”.
Marrëveshja e Oslos
Marrëveshja e Oslos e cila përshkruan kuadrin e përpjekjeve të marrëveshjes së paqes mes Palestinës dhe Izraelit u nënshkrua më 13 shtator 1993 në Washington nga ministri i Jashtëm izraelit në atë periudhë Shimon Peres dhe Mahmoud Abbas atëherë negociator i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).
Në përputhje me marrëveshjen u formua qeveria autonome për palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.
Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas në një deklaratë në janar 2018 tha se Marrëveshja e Oslos tashmë ka “vdekur”.
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...