Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria duhet të ndihmojë Ukrainën të paktën me municione, në një situatë kur është e kërcënuar për pushtim nga Rusia.
“Si më duket mua vetja sot këtu? Sikur jam në parlamentin e Taxhikistanit. A ekziston një kërcënim i madh Europian nga një diktator paranojak që quhet Vladimir Putin? A po kërcënohet për pushtim një vend sovran? Çfarë është kjo narkoqeveri dhe ky narkoparlament që nuk thotë një fjalë. Sikur janë Taxhikistani, sikur janë sferë e Putinit. Në këtë parlament nuk rrihet, por jam këtu për t’i shprehur solidaritet të plotë në emër të PD-së kombit ukrainas, shqiptarëve në Odesë, kudo që janë.
Jam këtu për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit. Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar këtë vend. Të paktën fishekë dhe municione mund t’u dërgohen atyre. Por argati i Beogradit jo më kot hesht. Këtu nuk mund të dominojë Beogradi me udhëzimet e tij”, tha Berisha.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan