Jeton Zulfaj, nga Zyra e Kryeministrit, vlerëson se me ardhjen e Qeverisë Kurti, drejtësia në vend më nuk është e kapur politikisht.
“Ardhja e qeverisë së re ka çliruar shumë nga institucionet e sundimit të ligjit, të cilat tashmë nuk janë të kapura nga politika dhe të cilat tashmë veprojnë lirshëm aty, ku do të duhej të vepronin. Pra është hequr presioni politik dhe është hequr interesi politik, që ka qenë për vite të tëra dhe kjo është një nga pjesët e reflektimit në fushën e drejtësisë”.
Zulfaj, mes tjerash, përmendi afera të mëhershme korruptive, mbi të cilat, sipas tij, drejtësia nuk veproi, njofton Klankosova.tv.
“Por, nuk jemi aty ku duhet, pasi kemi parë raste të shumta, në të cilat nuk është vepruar dhe lufta ndaj korrupsionit vazhdon”.
“Kemi parë raste të korrupsionit që nuk është reaguar në të kaluarën si në rastin “Pronto”, ku nuk ka pasur ndëshkim të madh dhe kemi parë nga gjyqësori që nuk kanë marrë vendime që do të tregonin se drejtësia funksionon”, tha Zulfaj.
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria...
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...