Bora ka mbuluar një pjesë të madhe të greqisë, duke sjellur kështu vështirësi për shumë banorë.
Parlamenti, shkollat dhe qendrat e vaksinimit janë mbyllur, ndërsa disa fshatra kanë mbetur edhe pa energji elektrike, transmeton portal arbresh.info

Temperaturat ranë në -14 gradë Celsius mbrëmjen e së hënës, kur një front i quajtur Elpis (fjala greke për shpresë) solli borën e parë në Athinë.
Për shkak të motit të keq, transporti i metrosë është mbyllur, ndërsa edhe trafiku ajror dhe ai detar kanë zhvilluar punën pa telashe.

“Për vendin tonë këto janë kushte ekstreme”, tha për ERT Tv, Christos Zerefos, profesor i fizikës.
“Tani po bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur rrjetin rrugor kombëtar dhe arteriet kryesore në trafik,” tha zëdhënësi i qeverisë Giannis Economou, duke shtuar se “kushtet e motit do të mbeten të vështira” edhe të martën.

Një valë e ftohtë me temperatura nën zero dhe erëra të akullta goditi Athinën edhe në shkurt të vitit 2021, duke lënë të vdekur katër persona në ishujt Evia dhe Kretë dhe duke lënë pa energji elektrike për disa ditë mijëra banorë./arbresh.info/
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media