Eden Hazard ishte gati të nënshkruante për PSG-në para se të transferohej te Real Madrid.
Ish-kapiteni i Chelseat iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2019, por jo përpara se të zhvillonte bisedime me PSG-në.
Gazetari lokal, Sebastien Denis, në një prononcim për “Foot Mercato”, zbuloi se ish-drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique kishte shansin ta sillte belgun në Paris.
Megjithatë, PSG refuzoi të merrte në konsideratë kërkesat e Hazard në atë kohë – 13 milionë euro neto në vit.
Në vend të kësaj, Hazard u largua nga Chelsea për në Real Madrid në një marrëveshje që rritet në 140 milionë euro./Arbresh.info
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu