Dren Spahiu është emri i radhës nga skitaria që ka nisur të shënojë rezultate ndërkombëtare.
Garuesi kosovar ka nisur të fitojë 154 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, në garën e Kronplatzit të Italisë, të mbajtur të dielen në disiplinën e sllallomit të madh.
Pikët e fituara janë të ngjashme për një kriter të normës olimpike, që dëshmojnë se e ardhmja e Drenit është e ndritshme, kurse rezultatet e tilla kontribuojnë në plotësimin e kritereve për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.
Dreni pritet të përfaqësojë Kosovën edhe në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror “Vuokatti 2022”, që në muajin mars mbahet në Vuokatti të Finlandës./Arbresh.info
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...
Prebreza: Dosjet e dorëzuara në hetuesi bazohen në vendime j...
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit