Presidenti i klubit të Real Madridit, Florentino Perez beson se ylli veteran, Luka Modric mund të fitojë një tjetër Top të Artë në vitin 2022.
Modric bëri një tjetër shfaqje në Riad, pasi goli i tij I hershëm e shtyu skuadrën e Carlo Ancelotti drejt titullit të Superkupës së Spanjës 2021/22.
Modric ra dakord për një zgjatje të kontratës një-vjeçare në Estadio Santiago Bernabeu verën e kaluar me bisedime ende në vazhdim për të rinovuar marrëveshjen e tij në kryeqytetin spanjoll.
36-vjeçari thuhet se është i hapur për të zgjatur qëndrimin e tij, në sezonin e 11-të në klub, si pjesë e planeve të tij për të luajtur për Kroacinë në Kupëne Botës 2022, dhe Perez nuk sheh shenja të ngadalësimit.
“Modric ka qenë sërish në formë të lakmueshme këtë sezon dhe ai e tregoi këtë” sipas raportimeve nga “Marca”.
“Ai është i denjë për të fituar sërish Topin e Artë”.
Modric fitoi çmimin e vitit 2018, i cili i dha fund dominimit të gjatë dhjetëvjeçar të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, me ish-yllin e Barcelonës që e fitoi atë për vitin 2021.
Ancelotti e ka përdorur Modric si një figurë të rregullt në planet e tij deri më tani këtë sezon, ku 14 herë ka startuar nga 21 ndeshje në ligë deri tani, me Casemiron – i vetmi mesfushor që luan më shumë se ai./Arbresh.info
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...