Popullsia në Kroaci është tkurrur me 9.25% në dhjetë vjetët e fundit, treguan rezultatet paraprake nga regjistrimi i kryer nga zona shtetërore e statistikave në vitin 2021.
Popullsia është ulur me afro 400,000 njerëz, gjë që reflekton kryesisht raportin negativ të lindjeve kundrejt vdekjeve, sipas zyrës së statistikave, transmeton portal arbresh.info
Sipas ekspertëve demografikë Ivo Turk dhe Ivan Cipin, kjo ishte rënia më e madhe ndonjëherë dhe popullsia mund të zbriste në 3.5 milionë deri në fund të dekadës, raportoi N1. Regjistrimi i mëparshëm, i kryer në vitin 2011, ka shënuar një rënie prej 3,4%, ndërsa në vitin 2001 rënia ishte 7,25% në krahasim me vitin 1991.
“Kjo flet mjaftueshëm për treguesit negativë dhe të dobët në Kroaci. Duhet theksuar se kjo nuk është gjëja më e keqë, pasi mbetet për t’u parë se cila është struktura gjinore e popullsisë”, tha Turk për N1.
Në uljen e popullsisë ka kontribuar edhe emigrimi masiv, i cili u intensifikua që kur Kroacia u anëtarësua në BE në vitin 2013.
Në vitin 2011, popullsia e vendit ishte 4.28 milionë banorë, ku femrat përbënin 51.8% dhe meshkujt 48.2% të popullsisë./arbresh.info/
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më ja...
Nga një nxënës që shikonte fshehurazi ndeshjen, në protagoni...
Carrick pranë emërimit si trajner i përhershëm te Man United...
Takim edhe me Kurtin, Rama ndan fotoalbumin e punimeve të Sa...
Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në krye...
Lewandowski do të vendosë për të ardhmen e tij pas festës së...