Shtetasi shqiptar ishte arrestuar nga autoritetet serbe në tetor të vitit të kaluar dhe qe ekstraduar në Zvicër në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar në Ticino.
Prokurorët dhe policia kantonale njoftojnë se një shtetas shqiptar 44-vjeçar me banim në Shqipëri ndodhet në paraburgim në Kantonin e Ticinos që prej datës 11 janar 2022 si pjesë e një hetimi për drogën.
Ai ishte arrestuar nga autoritetet serbe në tetor të vitit të kaluar dhe qe ekstraduar në Zvicër në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga gjyqësori i Ticinos.
44-vjeçari dyshohet se viteve të fundit është përfshirë në një tregti të madhe heroine dhe kokaine në Ticino, transmeton albinfo.ch.
Ai akuzohet se ka kryer një vepër të rëndë penale sipas ligjit federal për narkotikët dhe pastrimin e parave.
Hetimi – i cili është pjesë e një sërë hetimesh që çuan në arrestimin e një shtetasi zviceran 56-vjeçar me banim në rajonin e Luganos në shkurt 2021 – po koordinohet nga prokurorja Margherita Lanzillo.
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan
Papa: Lufta në Iran po përkeqësohet gjithnjë e më shumë
Ademi viziton Kosovën U21: Synimi është kualifikimi në Euro ...
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...
Spiropali – Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një d...
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...