Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Çollaku, e ka kritikuar ekzekutivin për punën e referendumit të Serbisë, që është kërkuar të mbahet edhe në Kosovë.
Ai, në Edicionin Special të Klan Kosovës, ka theksuar se vendi nuk mund të përballojë dhe të lejojë kërcënime që, sipas tij, vijnë nga shteti serb.
“Qeveria nuk është përkujdesur me kohë të caktuar, javë me parë dhe ditë më parë do të duhej ta adresonte në kanalet e veta diplomatike, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e QUINT-it. Kështu do të mund të parandalohet një presion i mundshëm diplomatik në formën siç e keni parë sot të gjithë se ka ndodhur”, ka thënë Çollaku.
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi ka theksuar se subjekti, të cilit i takon, nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur nga kryeministri Albin Kurti, pasi mendojnë që vendimi i marrë nga ky i fundit për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë vetëm duhet të zbatohet.
“Vendimi është marrë, është legjitim ai është në përputhje me qëndrimin e PDK-së, atëherë është e panevojshme që Kuvendi të mblidhet në një seancë urgjente për të diskutuar për një vendim që është marrë edhe është në fuqi. Prandaj, PDK-ja nuk dëshiron të bëhet pjesë e një shou politik të panevojshëm, nuk dëshirojmë ta dramatizojmë edhe më tutje këtë situatë që nuk ka pasur nevojë të bëhet dramatike aspak”, ka thënë Çollaku.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit