Bashkimi Europian dënon fuqishëm sulmin kibernetik kundër Ukrainës.
“Ky sulm kibernetik kundër faqeve të internetit të qeverisë ukrainase është i papranueshëm, thotë BE. Veprime të tilla synojnë destabilizimin e Ukrainës dhe përhapjen e dezinformatave dhe mund të kontribuojnë në përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës tashmë të tensionuar”.
Sipas BE, Ukraina ka reaguar shpejt dhe me vendosmëri ndaj sulmeve falë rritjes së kapaciteteve dhe sigurisë së saj kibernetike.
Bashkimi Europian dhe shtetet e tij anëtare, thuhet në deklaratë, janë në kontakt me Ukrainën dhe janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë teknike shtesë, të drejtpërdrejtë për Ukrainën për të korrigjuar këtë sulm dhe për të mbështetur më tej Ukrainën kundër çdo veprimi destabilizues, duke përfshirë rritjen e mëtejshme të qëndrueshmërisë së saj ndaj kërcënimeve hibride dhe kibernetike. .
“Ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë të qartë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, mbyllet reagimi.
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë