Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën, të respektojnë rregullat kundër COVID-19, si dhe të vaksinohen, pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus.
“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK-ja apelon te të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e IKSHP-së, shkruan arbresh.info.
“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithëpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12-vjeçare”.
IKSHP-ja gjithashtu apeloi për vaksinimin me dozën përforcuese, që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18-vjeçare./arbresh.info/
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona