Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar sot kreun e ri të komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Meta përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi e ka përgëzuar Kasamin për detyrën e re, duke i uruar përzemërsisht suksese për përmbushjen e detyrës shumë të rëndësishme, shkruan arbresh.info.
“Kënaqësi të takoja Kryetarin e ri të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njëherazi kryetar i Lëvizjes “Besa”. I urova përzemërsisht suksese për përmbushjen e detyrës shumë të rëndësishme, në interes të prosperitetit të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Tetovës”, shkruan Meta./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...
Nagavci sërish fton opozitën për pjesëmarrje në seancën për ...
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...