Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka takuar sot Shefin e Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtje të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Majorin Ryan Conley.
Gjatë takimit është biseduar për situatën rreth Covid-19, procesin e vaksinimit dhe përgjigjien e përbashkët ndaj sfidave që ka shkaktuar pandemia në sistemin shëndetësor dhe shërbimet vitale për qytetarët.
Postimi i plotë:
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi ka takuar sot Shefin e Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtje të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Majorin Ryan Conley.
Ministri Latifi ka falenderuar Ambasadën Amerikane e në veçanti Zyrën e Bashkëpunimit për Mbrojtje për gatishmërinë dhe mbështetjen e pakursyer ndaj Republikës së Kosovës gjatë pandemisë Covid-19 dhe për vullnetin e treguar në zhvillimin e projekteve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë takimit është biseduar për situatën rreth Covid-19, procesin e vaksinimit dhe përgjigjien e përbashkët ndaj sfidave që ka shkaktuar pandemia në sistemin shëndetësor dhe shërbimet vitale për qytetarët.
Ministri Latifi ka siguruar Majorin Conley se mbetet tërësisht i përkushtuar për vazhdimin e projekteve të përbashkëta dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit.
Nga anën tjetër, Majori Conley ka shprehur përkushtimin e zyrës së tij që të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë në projektet që kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë./arbresh.info/
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...