Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës, ka përjetuar sot ndërprerje të madhe të energjisë elektrike, ku mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji.
Kjo ka ardhur si pasojë e nxehtësisë rekord që shkoi mbi 40 gradë Celsius, transmeton portal arbresh.info
Shpërndarësit e energjisë elektrike Edenor dhe Edesur kanë raportuar ndërprerje të energjisë pasi qytetarët kanë shtuar përdorimin e pajisjeve ftohëse në shtëpitë dhe kompanitë e tyre për shkak të temperaturave të larta, sipas Reuters.
Autoriteti Kombëtar Rregullator i Energjisë Elektrike (ENRE) tha se 700,000 përdorues të Edenor dhe 43,400 përdorues të Edesur mbetën pa energji elektrike në Buenos Aires.
AySA, e cila siguron ujë të pijshëm për Buenos Aires, i kërkoi popullatës që të optimizojë përdorimin e ujit, sepse ndërprerja e energjisë ndikoi edhe në sistemin e saj të trajtimit.
Ekpertët parashikojnë se në pjesën e mbetur të javës Buenos Aires do të përjetojë temperature të larta, të cilat mund të shkojnë mbi 40 gradë./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...