Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar, drejtues të një ambulance për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Nënë drejtimi ne ambulancës, ai është përplasur me disa mjete të tjera në autostradën Durrës-Tiranë dhe si pasojë janë plagosur 4 persona.
“A. H., 49 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin autoambulancë, është përfshirë në një aksident me disa mjete, në autostradën Durrës-Tiranë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit: P. Z., 35 vjeç, K. V., 27 vjeçe, A. Z., 26 vjeçe dhe R. B., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./oranews
FFK i del në mbrojtje Vedat Muriqit pas fyerjeve që mori nga...
Punëtorët e KEK-ut s’e morën pagën e 13-të, Sindikata: Kryem...
Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin për kamionë në rrugën ...
Abdixhiku njofton emërime kyçe në LDK dhe riorganizimin e Kr...
E ardhmja e Camavingas në pikëpyetje – shumë klube në sulm p...
Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë