Barcelona “u përforcua” me rikthimin e tetë lojtarëve për ndeshjen kundër Granadas

10:44 | 8 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Barcelona ka hasur në fat të tmerrshëm këtë sezon pasi lëndimet vazhdojnë të grumbullohen në derën e përparme. Pedri nuk ka lujtur ende nëj ndeshje të vetme nën drejtimin e Xavit, ndërsa Memphis Depay mezi ka marrë shansin për të startuar nën drejtimin e trajnerit të ri.

Gavi, Ez Abde, Jordi Alba, Alejandro Balde, Samuel Umtiti dhe Clement Lenglet kanë rezultuar pozitivë për COVID në javën e fundit, ku shumica prej tyre janë rikthyer. Në fakt, Barcelona do të ketë tetë lojtarë të rikthyer për ndeshjen e sotme kundër Granadës, që munguan kundër Linares.

Gavi kishte marrë kartonin e tij të pestë të verdhë kundër Sevillas dhe u pezullua për përballjen kundër Mallorcas. Ai gjithashtu doli pozitiv për Coronavirus dhe humbi ndeshjen kundër Linares në Copa del Rey, por do të rikthehet dhe ka të ngjarë të fillojë nesër mbrëma.

Memphis Depay kishte marrë një dëmtim afatgjatë në dhjetor në stërvitje dhe që atëherë kishte mbetur jashtë fushës. Ai është rikthyer në listën e skuadrës sot.

Ndërkohë, dyshja franceze, Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti ishin të dy jashtë me probleme stomaku për përballjen me Linares, por janë rikthyer sot.

Pavarëisht thashethemeve për transferim që e rrethojnë, Sergino Dest është i vendosur të qëndrojë. Amerikani u lëndua për një kohë dhe madje u infektua me COVIC, por rikthehet së bashku me Alejandro Balde.

Luuk de Jong u pezullua për ndeshjen e Barcelonës në mesjavë për shakak të kartonit të kuq që mori kundër Barcelonës ndërsa ishte në stol sezonin e kaluar në Copa del Rey.

Më në fund, tashmë i preferuari i tifozëve, Ez Abde kthehet në skuadër pasi u infektua me COVID gjatë javës së fundit. Prania e tij dinamike u mungua shumë në krah kundër Mallorcas./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale